Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 03.02.2016




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i drejtuar nga Ali Sadriu, zv.kryetar, shqyrtoi sot Raportin vjetor të KMFP-së, i cili përmblidhte angazhimet kryesore të Komisioni gjatë vitit 2015. Me këtë rast u shkoqit numri i raporteve të shqyrtuara nga ky komision, numri i rekomandimeve të nxjerra dhe të dërguara në Kuvend, dëgjimet publike, numri i vizitave studimore dhe aktivitete tjera të cilat komisioni i kishte gjatë vitit 2015.


Komisioni gjithashtu shqyrtoi Planin e punës dhe planin financiar për vitin 2016, bazuar në fushëveprimin e tij, duke renditur aktivitetet e komisionit nëpër muaj gjatë vitit 2016, në bazë të prioriteteve.


Në këtë takim Komisioni, ndërkaq, shqyrtoi kërkesën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për përzgjedhjen e një kompanie e cila do të bëjë auditimin e pasqyrave financiare të ZAP-it për tre vitet e ardhshme, e cila kërkesë edhe u miratua nga komisioni.


Tutje komisioni trajtoi çështjen për auditimin e partive politike, çështje kjo e pa zgjidhur nga vitet paraprake. Lidhur me këtë Komisioni vendosi që në takimin e ardhshëm të thirret edhe njëherë sekretari i Kuvendit për të ofruar informata dhe arsyet pse nuk është proceduar çështja e auditimit të partive politike.


Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe pikën lidhur propozimin e draft-ligjit për ZAP-në, duke u akorduar që do të bëhet plotësimi i vendimit paraprak lidhur me grupin punues për këtë draft-ligj, ku kryetar u caktua z. Ali Sadriu, kurse anëtarët të grupit punues do të jenë të gjithë anëtarët e KMFP-së.


Nën të ndryshme, ndërkaq, Komisioni diskutoi çështjen e planit financiar duke shprehur shqetësimet lidhur me nivelin e ulët të buxhetit për këtë komision.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike