Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 02.02.2016




Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare, u mblodh sot për të shqyrtuar Raportin nga vizita zyrtare e Komisionit në Bruksel nga 26-29.01.2016, si dhe planin e punës së Komisionit për vitin 2016.


Komisioni vendosi që ne fillim të hiqet nga rendi i ditës pika rreth shqyrtimit të Projektligjit për Mjekësinë Ligjore dhe vazhdoi me diskutim rreth draft-raportit për vizitën zyrtare në Bruksel.


U vlerësua qëndrimi kompakt i delegacionit lidhur më situatën në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë me aspiratën e Kosovës e të qytetarëve të saj për integrim sa më të shpejtë euro-atlantik, si një konsensus tashmë i artikuluar politik.
Ndërkaq, nga anëtarët e komisionit është kërkuar që në raport të përfshihen edhe diskutimet që janë mbajtur në Bruksel.


Pas shqyrtimit të raportit, komisioni vendosi që të zhvillojë edhe disa vizita në shtetet anëtare të BE-së, më qëllim lobimi për liberalizim sa më të shpjetë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesin e gjithëmbarrshëm euro-integrues.


Sa i përket planit të punës për vitin 2016, komisioni vendosi të rishqyrtojë edhe një herë këtë plan dhe ta plotësojë atë me disa pika shtesë.

 Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane