Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
E Marte, 02.02.2016
Shqyrtimi i Raportit të Punës për vitin e kaluar dhe Plani i Punës për këtë vit, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Mbledhja është kryesuar nga Duda Balje, nënkryetare e dytë e komisionit, ndërkaq, është vendosur që pjesë nga agjenda e papërmbushur nga viti kaluar, të inkorporohen në Planin e Punës, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e radhës