Lajmet e fundit

Kryetari Veseli nderoi dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

E Diel, 31.01.2016




Sot, në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, bëri nderime dhe vendosi lule pranë shtatores të heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari Veseli e konsideroi janarin muaj që sjell rikujtesën e historisë tonë me shumë dhimbje, sepse nga shokët u ndanë një plejadë e tërë e patriotëve e heronjëve kombëtarë.

Në këtë vargan të historisë sonë të dhimbshme, theksoi kryetari Veseli, vend të veçantë zënë organizatori dhe komandanti i njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti me shokët e pandarë, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

"Rënia e tyre, në fundjanarin e 1997-tës, rirreshtoi forcat çlirimtare, duke u dendësuar radhët dhe duke sjellë vlerën e sakrificës si dëshmi se liria është më e shtrenjtë se jeta. I përjetshëm është kujtimi për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin. Lavdi dëshmorëve të kombit!", theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Më pas, kryetari Veseli ka vazhduar për në fshatin Pestovë dhe ka bërë nderime pranë lapidarit të tre heronjve, në vendin e rënies së tyre.

Pas homazheve në Pestovë, kryetari Veseli vijon me vizita në Kompleksin Përkujtimor "Zahir Pajaziti" në Orllan dhe në Lladofc.

 

 Kryetari Veseli nderoi dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif ZejnullahuKryetari Veseli nderoi dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif ZejnullahuKryetari Veseli nderoi dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif ZejnullahuKryetari Veseli nderoi dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu