Lajmet e fundit
Kryetari Veseli takoi një grup të diplomuarish në universitetet jopublike në Shqipëri
E Premte, 29.01.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot një grup qytetarësh të Kosovës, të diplomuar në universitetet jopublike në Shqipëri dhe më pas takoi edhe një delegacion përfaqësues të tyre.
Të diplomuarit shprehën shqetësimet lidhur me procesin e njohjes dhe nostrifikimit të diplomave të tyre, nga ana e institucioneve të Kosovës.
Kryetari Veseli i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura dhe i siguroi ata se këtë çështje do ta adresojë konform përgjegjësive dhe mandatit të tij kushtetues e ligjor, si kryetar i Kuvendit.