Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

E Premte, 29.01.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre.

Ishte pajtim i të dy bashkëbiseduesve se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka ende hapësira të pashfrytëzuara për bashkëpunim. Në funksion të kësaj, kryetari Veseli dhe ambasadori Minxhozi vlerësuan se zgjerimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe këmbimi i përvojave, paraqet interes reciprok për të dyja vendet, sidomos në këtë fazë të integrimeve evropiane.

 

 Kryetari Veseli priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi