Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Enjte, 28.01.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar i komisionit, është shqyrtuar Plani i Punës për këtë vit, si dhe Raporti me rekomandime për monitorimin e Ligjit për inspekcionin bujqësor.


Raportin me rekomandime për monitorimin e Ligjit për inspekcionin bujqësor e paraqiti deputeti, Adem Salihaj, të cilin komisioni e miratoi pa asnjë vërejtje dhe njëkohësisht mori vendim për procedimin e mëtutjeshëm të tij.


Lidhur me Planin e Punës së Komisionit për vitin 2016, ndërkaq, u vendos që ai të harmonizohet edhe me agjendën legjislative të qeverisë.

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...