Lajmet e fundit

Nënkryetarët e Kuvendit: Haliti dhe Dërguti marrin pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

E Enjte, 28.01.2016




Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga nën-kryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt 2016 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, nga data 25-29 Janar.


Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Temat e takimeve janë zhvilluar kryesisht lidhur me votimin e rezolutës me temë ‘Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës' me raportues Agustin Conde.


Duke pas parasysh që Kuvendi i Kosovës nuk gëzon status të anëtarit në këtë institucion, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka lobuar fuqimisht që përmes delegacioneve tjera të paraqet amandamentet të cilat synojnë të shfuqizojnë amandamentet e Serbisë. Amandamentet do të propozohen dhe argumentohen nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë. Ndërsa delegacionet tjera kanë konfirmuar që do të mbështesin Kosovën në çdo hap të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim që raporti që del nga Këshilli i Evropës të tregojë situatën reale në Kosovë. Rezoluta për Kosovën, fillimisht është diskutuar sot në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci, dhe pas debatit do të votohet në sesion.


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi rezolutën e përgatitur nga Agustin Conde.

Delegacionet e shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën kërkojnë nga Asambleja Parlamentare që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

 

Nënkryetarët e Kuvendit: Haliti dhe Dërguti marrin pjesë ë takimin e ë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të EvropësNënkryetarët e Kuvendit: Haliti dhe Dërguti marrin pjesë ë takimin e ë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të EvropësNënkryetarët e Kuvendit: Haliti dhe Dërguti marrin pjesë ë takimin e ë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës