Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut...
E Mërkure, 27.01.2016
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione mbajti mbledhje në të cilën shqyrtoi Raportin e Punës për vitin 2015. Lidhur me këtë diskutuan anëtarët e Komisionit të cilët përshëndetën realizimin e planit të kaluar të cilin e kanë paraqitur në Raportin e Punës për vitin e kaluar. Po ashtu në këtë mbledhje u shqyrtua Plani i Punës së Komisionit për vitin 2016. Lidhur me këtë anëtarët e Komisionit kanë paraqitur propozimet e tyre për aktivitetet e planifikuara të realizohet gjatë vitit 2016 dhe në fund të takimit ata me votim unanim miratuan Planin e Punës së Komisionit për vitin 2016. Si aktivitet i radhës i këtij Komisioni është mbajtja e takimit të Grupit Punues për shqyrtimin dhe amendamentimin e Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik që do të mbahet ditën e premte me 29. 1. 2016 në ora 10, në të cilin takim do të analizohet hulumtimi i realizuar nga KDI lidhur me projektligjin në fjalë.