Lajmet e fundit

Nga puna e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 27.01.2016




Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie sociale mbajti mbledhjen e parë për sesionin e ri vjeshtor 2016. Mbledhja e komisionit e drejtuar nga Flora Bronvina (kryetare) shqyrtoi Raportin Vjetor të Punës së Komisionit për vitin 2015; Planin e Punës së Komisionit për vitin 2016, si dhe Projektligjin për Shërbimin mjekësor emergjent.

Anëtarët e Komisionit mbas shqyrtimit të Raportit Vjetor të Punës së Komisionit për vitin 2015, e miratuan atë. Për sa i përket Planit të Punës së Komisionit për vitin 2016, pas diskutimeve për përcaktimin e monitorimit të dy ligjeve nga Komisioni, për vitin 2016, u pranua që pas ndryshimeve teknike, të miratohet në mbledhjen e ardhshme.

Lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent, i cili është në procedure pune, nga grupet e punës, që nga sesioni i kaluar u la që të vijojë puna përgatitore e tij.

 

 Nga puna e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale