Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 27.01.2016




Sot, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mbajti mbledhje, të cilën e kryesoi kryetarja e komisionit, Jasmina Zhivkoviq, shqyrtoi dy pika të rëndësishme të rendit të ditës, e ato ishin: Shqyrtimi i Planit vjetor të punës të Komisionit gjatë vitit 2015 dhe hartimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2016.

Në mbledhje, pos anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, KDI-së dhe të KKK-së.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit njëzërit miratuan Raportin e punës së komisionit gjatë vitit 2015.


Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e komisionit u pajtuan që miratimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2016., të shtyhet për mbledhjen tjetër.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim