Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 26.01.2016




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i drejtuar nga Selvije Halimi, zëvendëskryetare, u mblodh sot për shqyrtimin e planit të punës për vitin 2016, si dhe shqyrtimin e raportit me amendamente të grupit punues në Projektligjin për Mjekësinë Ligjore.

Lidhur me planin e punës për vitin 2016, Komisioni pas një diskutimi aprovoi atë duke përfshirë edhe këto çështje shtesë :

plotësimin e Rregullores së Kuvendit dhe të Projektligjit për Kuvend, Projektligjin për Agjencinë Kosovare për verifikim dhe krahasim të pronave, si dhe degjimet publike për çdo projektligj.

Gjithashtu komisioni vendosi që te bëhët monotorimi i nga dy ligjëve ne sesionin pranveror dhe atë vjeshtor, si dhe një takim me institucionet që bien në fushëveprim të këtij komisioni lidhur me mbikëqyrjen buxhetore.

Në fund u aprovuan amendamentet e grupit punues të Projektligjit për Mjekësinë Ligjore.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...