Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 25.01.2016




Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare, u mblodh sot për të shqyrtuar Raportin lidhur me plotësimin e tetë rekomandimeve për liberalizimin e vizave, paraqitur nga Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane.


Znj. Sahatqija në fillim të këtij takimi, njoftoi Ministrin rreth punës se bërë nga ky komision sa i përket liberalizimit te vizave.


Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, bëri një prezantim rreth raportit lidhur me plotësimin e rekomandimeve për liberalizimin e vizave. Çollaku theksoi se në Këshillin Evropian është dërguar imputi i fundit rreth plotësimit të rekomandimeve.


Ne vijim të fjalës së tij, Çollaku po ashtu njoftoi se në pjesën e parë të muajit shkurt pritet të vijë komisionari Avramupoulos, për vizitë në Kosovë. Ai gjithashtu shtoi se kanë përpara disa javë kritike lidhur me liberalizim, duke u shprehur optimist se epilogu do të jetë pozitiv.


Çollaku, përfundoi raportimin e tij duke u lëne hapësirë pyetjeve te deputetëve rreth pikave plotësuese.


Çështja më e diskutuar në këtë takim ishte ajo e sigurimit të kushteve të punës për Avokatin e Popullit, të cilën pikë shumica e deputetëve e panë si çështje teknike. Ata kërkuan që të bëhet një zgjedhje më e shpejtë, që kjo pikë të mos jetë faktor në zgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane