Lajmet e fundit

Demant i artikullit: “Kuvendit i anulohet një tender sepse shkeli ligjin”, i publikuar sot në portalin “Indeksonline”

E Enjte, 21.01.2016




Portali "Indeksonline", ka publikuar sot artikullin: "Kuvendit i anulohet një tender sepse shkeli ligjin", që ka të bëjë me kontratën: "Furnizimi me pajisje të TI-së për Kuvendin e Republikës së Kosovës, me numër prokurimi: KU10115045111.

Zyra e Sekretarit të Kuvendit demanton përmbajtjen e lajmit, duke e konsideruar atë plotësisht të pavërtetë.

"Përkundër faktit se jemi shumë transparentë në punën tonë, e sidomos me ato që kanë të bëjnë me realizimin e buxhetit, është për keqardhje publikimi i lajmit në portalin ‘Indeksonline', me titull: ‘Kuvendit i anulohet tenderi për shkelje te ligjit', pa e marruar prononcimin tonë.

Lajmi është absolutisht i paqëndrueshëm. Tenderi i përmendur, është anuluar dhe shpallur për anulim nga ana e Kuvendit, me datë 16 nëntor 2015. Vendimi ynë është konfirmuar edhe nga OSHP-ja.

Për me shumë gjeni të bashkangjitur edhe njoftimin e adresuar te KRRPP-ja për anulimin e të njëjtit.

Ankesën për ketë lajm tendencioz dhe të paqëndrueshëm, do ta adresojmë të Këshilli i Mediave te Shkruara", thuhet në demantin e Zyrës së Sekretarit të Kuvendit.

 

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT


Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Data e përgatitjes së njoftimit: 16.11.2015

Nr. i prokurimit KU101 15 045 111

Ky njoftim është përgatitur në GJUHËT:
Shqip 1
Serbisht 1
Anglisht 1

 

NENI I: AUTORITETI KONTRAKTUES

I.1) EMRI DHE ADRESA E AUTORITETIT KONTRAKTUES (AK)
Emri zyrtar: Kuvendi i Republikës së Kosovës
Adresa Postare: Sheshi "Nënë Tereza"
Qyteti: Prishtinë Kodi postar: 10000 Vendi: Kosovë
Personi kontaktues: Xhemail Halili Telefoni: 038/212-898
Email: xhemail.halili@assembly-kosova.org Faksi:
Adresa e Internetit (nëse aplikohet): "[shëno web e AK]"

Po 0
Jo 1

Autoriteti kontraktues kryen blerje në emër të autoriteteve të tjera kontraktuese

NENI II: LËNDA E KONTRATËS
II.1)PËRSHKRIMI
II.1.1) Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues:

FURNIZIMI ME PAJISJE TË TI-së PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

II.1.2) Lloji i kontratës dhe lokacioni i punëve, vendi i dorëzimit apo realizimit
(Zgjidhni vetëm një kategori - punë, furnizime apo shërbime - e cila korrespondon më së shumti me objektin specifik të kontratës suaj)
0 Punë
1 Furnizime
0 Shërbime

0 Ekzekutim
0 Plani dhe ekzekutimi
0 Realizimi, në çfarëdo mënyre, të punës, përgjegjës me kërkesa 1 Blerja
0 Qira financiare (lizing)
0 Qira
0 Blerje me këste
0 Një kombinim i këtyre

Vendi apo vendndodhja kryesore e punëve
Vendi kryesor i dorëzimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës Vendi kryesor i realizimit

II.1.3) Njoftimi përfshinë


Krijimin e kontratës publike
Po 1
Jo 0


II.1.4) Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës

FURNIZIMI ME PAJISJE TË TI-së PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS


II.1.5) Klasifikimi i Fjalorit të Përgjithshëm të Prokurimit (FPP): 30000000-9

NENI III: PROCEDURA
III.1) LLOJI I PROCEDURËS
1 E hapur 0 E kufizuar 0 E negociuar

III.2) KRITERET E DHËNIES

1 Çmimi më i ulët


III.3) INFORMACIONET ADMINISTRATIVE

III.3.1) Publikimet paraprake në lidhje me kontratën e njëjtë

Njoftimi për kontratë: 16.09.2015


SECTION IV: ANULIMI I PROCEDURËS

IV.1) Data e vendimit mbi anulimin e procedurës: 13.11.2015

IV.2) Numri i tenderëve të pranuar: 3 (tre)

IV.3) Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik:

1 një shkelje e LPP-se ka ndodhur apo do të ndodh në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimit;

 

 


SECTION V: INFORMACIONET PLOTËSUESE

V.1) ANKESAT
Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë tek Organi Shqyrtues i Prokurimit në bazë të dispozitave të Pjesës IX të Ligjit nr. 04/L-042, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë.


V.1.1) ADRESA E ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMIT (OSHP)
Emri zyrtar: Organi Shqyrtues i Prokurimit
Adresa e OSHP-së: Rruga, Garibaldi
Qyteti: Prishtine Kodi postar:
Adresa elektronike (nëse aplikohet):
Personi kontaktues: E-mail:
Telefoni: Faksi:


V.2) INFORMACIONET SHTESË


Shto informacione tjera:

 

 

 

 

Demant i artikullit: “Kuvendit i anulohet një tender sepse shkeli ligjin”, i publikuar sot në portalin “Indeksonline”