Lajmet e fundit

Kryetari Veseli: Ratifikimi i MSA-së nga ana e PE-së, është një fitore e madhe politike për Kosovën

E Enjte, 21.01.2016




Sot, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën nga ana e Parlamentit Evropian, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një deklaratë, duke e konsideruar këtë hap të PE-së një fitore e madhe politike për Kosovën.


"Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, të Kosovës me BE-në, nga ana e Parlamentit Evropian, me një shumicë absolute votash, është një fitore e madhe politike për Kosovën. Një përkrahje e tillë e fuqishme, është shprehje e besimit evropian në kapacitetet e Kosovës për të përmbushur aspiratën e qytetarëve tanë, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane", ka thënë kryeparlamentari Veseli.

 

 

Kryetari Veseli: Ratifikimi i MSA-së nga ana e PE-së, është një fitore e madhe politike për Kosovën