Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Mërkure, 20.01.2016




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i drejtuar nga Selvije Halimi, zëvendëskryetare, u mblodh sot për shqyrtimin e planit të punës për vitin 2016, si dhe miratimin e raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2015.

Lidhur me raportin e punës për vitin e kaluar, Komisioni mori vendim që raporti të plotësohet me disa elemente shtesë, për punën e komisionit gjatë sesionit vjeshtor.

Ndërsa pikat shtesë që u shqyrtuan në këtë mbledhje ishin: dërgimi i raportit në Agjencinë Kundër Korrupsionit lidhur me zbatimin e objektivave që dalin nga Strategjia kundër korrupsionit dhe Plani i veprimit 2013-2017, si dhe informata lidhur me rishpalljen e konkursit për anëtarin e Këshillit Gjyqësor nga Oda e Avokatëve.

Sa i përket planit të punës për vitin 2016, komisioni vlerësoi se duhet pritur strategjinë legjislative nga qeveria.

Në fund, anëtarët e komisionit ftuan deputetët nga radhët e grupeve parlamentare në opozitë, që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit.

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...