Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Mërkure, 20.01.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit pranveror, në të cilën shqyrtoi Raportin vjetor të punës për vitin 2015.
Anëtarët e komisionit vlerësuan se është përmbushur agjenda e punës e paraparë për vitin e kaluar, ndërkaq, u shprehën të përkushtuar që edhe gjatë këtij viti të realizojnë objektivat e parapara.
Ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte edhe mospjesëmarrja e opozitës në mbledhjet e komisionit, për të cilën u ngritën shqetësime nga ana e anëtarëve të komisionit.
Me këtë rast, ata i bënë thirrje opozitës që të vijojë me mbledhjet në komision, me qëllim të realizimit të plotë të Planit të Punës për këtë vit.