Lajmet e fundit

U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe Projektit të GIZ-it

E Mërkure, 20.01.2016




Në kuadër të vazhdimit të përkrahjes së institucioneve të Kosovës në procesin e integrimit evropian, përkatësisht mbështetjes për zbatimin në mënyrë efektive të kërkesave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe proceset e ndërlidhura, u nënshkrua sot Memorandumi i mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe Projektit të GIZ-it, "Mbështetje Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë".

Memorandumi i nënshkrua nga Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe udhëheqësja e Ekipit të këtij Projekti të GIZ-it, znj. Kristin Nawrath.

Bashkëpunimi midis palëve do të fokusohet në mbështetjen e procesit të përafrimit dhe harmonizimit të ligjeve në Kuvend, mbështetjen në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e integrimit evropian për të përmirësuar më tej rolin mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbështetjen e bashkëpunimit, konsultimit dhe komunikimit të procesit të BE-së me palët tjera të interesuara, si dhe në procesin e procesit të themelimit të Komisionit të Përbashkët Parlamentar.

 

U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe Projektit të GIZ-it