Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti ambasadorin amerikan, Greg Delawie

E Premte, 15.01.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delaëie, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, fillimin e sesionit të ri parlamentar dhe domosdoshmërinë e ecurisë normale të punimeve të Kuvendit.


Ambasadori amerikan përsëriti edhe njëherë mbështetjen e tij për vazhdimin e punës së Kuvendit konform funksioneve kushtetuese të tij, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.


Kryetari Veseli theksoi nevojën e kthimit të dialogut në Kuvend ndërmjet të gjitha palëve, si mënyra e vetme për kapërcimin e mospajtimeve që kanë përshkuar tash e disa muaj raportet midis subjekteve politike. Në funksion të kësaj, ai shprehu interesimin për rolin tij përafrues pozitë-opozitë, në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, e cila do t'i hapte rrugë krijimit të kushteve për punë normale në Kuvend.


Ishte dakordim i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve se duhet të hiqet dorë nga përdorimi i mjeteve jodemokratike dhe të dhunshme në Kuvend, duke iu kthyer respektimit të dispozitat ligjore dhe kushtetuese.

 Kryetari Veseli priti ambasadorin amerikan, Greg Delawie Kryetari Veseli priti ambasadorin amerikan, Greg Delawie