Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
E Enjte, 14.01.2016
Kryesuar nga Muhamet Mustafa, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit pranveror, në të cilën shqyrtoi Raportin e Punës për vitin 2015. Anëtarët e Komisionit vlerësuan se Plani i Punës për vitin 2015 është realizuar pothuajse në tërësi, ndërkaq, u shprehën të përkushtuar që të realizojnë edhe agjendën e punës, të cilën komisioni e ka paraparë për këtë vit.
Ndër angazhimet kryesore të komisionit gjatë këtij viti, u tha gjatë takimit, duhet të jenë mbështetja e prodhuesve vendorë, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, harmonizimi i punës me agjendën legjislative të qeverisë, si dhe vizitat nëpër ndërmarrje publike .
Në këtë takim, anëtarët e komisionit u shprehën të shqetësuar edhe me mosprezencën e opozitës, ndërkaq, vlerësuan se prania e saj do të ndikonte në punë më efikase të komisionit.