Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Ferrarese

E Enjte, 14.01.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadoren e Republikës së Francës, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Republikës së Italisë, Andreas Ferrarese.


Në këto takime, kryeparlamantari Veseli theksoi rëndësinë e realizimit të agjendës legjislative, punën e grupeve dhe komisioneve parlamentare, si dhe sfidat me të cilat u përball Kuvendi në sesionin vjeshtor.


"Përkushtimi ynë për realizimin e detyrimeve tona ligjore e kushtetuese është i vazhdueshëm. Prioritet yni mbetet krijimi i kushteve për punë normale në Kuvend, finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe angazhimi maksimal në procesin euro-integrues. Në thelb të punës tonë, mbetet ngritja e mirëqenies së qytetarëve tanë, lëvizja e lirë dhe krijimi i kushteve sa më të favorshme për investitorët", theksoi kryetari Veseli.


Ambasadorja Daviet dhe ambasadori Ferrarese shprehen mbështetjen e plotë për agjendën euro-integruese të Kosovës dhe punën në legjislativin e Kosovës, duke theksuar se ligjet që aprovohen në Kuvend dhe iniciativat e tjera kuvendore, ndikojnë në tërë procesin që aspiron Kosova.


Kryetari Veseli falënderoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Ferrarese për përkrahjen ndaj Kuvendit dhe institucioneve të tjera relevante të Republikës së Kosovës, ndërsa shtoi se fusha në të cilën ka mbetur shumë për t'u bërë është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet në sferat me interes të përbashkët.

Kryeparlamentari Veseli takoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin FerrareseKryeparlamentari Veseli takoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Ferrarese