Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Marte, 22.12.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe miratoi Rregulloren për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit.


Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës.
Për gjendjen e komunitetit të të verbërve, veçanërisht i atyre të gjinisë femërore, komisioni është njoftuar nga Bajramshahe Jetullahu, përfaqësuese e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës.


Me këtë rast, ajo vuri në spikamë mangësitë e Ligjit për të verbrit, duke u fokusuar në nene të veçanta të tij. Ndër nenet që nuk ofrojnë mbrojtjen e duhur të kësaj kategorie, ajo përmendi nenin 5 dhe 6, ndërkaq, kërkoi që të merren masa të menjëhershme për të krijuar kushte shkollimi në nivelin e lartë të arsimit për këtë kategori.


Komisioni vlerësoi se shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesja e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, janë të evidentuara edhe nga grupi punues për monitorimin e Ligjit për të verbrit, ndërkaq, njoftoi se janë formuluar edhe rekomandimet, përfshirë këtu edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit.

 Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...