Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...

E Marte, 22.12.2015




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i drejtuar nga Fadil Demaku, zëvendëskryetar, u mblodh sot për shqyrtimin e një raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë, si dhe realizimin e Planit vjetor të punës së Komisionit.


Pas diskutimeve, Komisioni përkrahu raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së Ligjit për Policinë e Kosovës, të cilin e paraqiti deputeti Nuredin Ibishi, si dhe raportin vjetor të punës së Komisionit.


Në vazhdim, deputetët Bojan Mitiq dhe Qerim Bajrami, e njoftuan Komisionin lidhur me pjesëmarrjen në Konferencën Rajonale Parlamentare mbi Menaxhimin e Migracionit, Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar, e realizuar më 26-27 nëntor 2015. Mitiq dhe Bajrami e konsideruan Konferencën mjaft të dobishme, nga e cila kanë dalë edhe konkluzione të rëndësishme.


Ne këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit ftuan deputetët nga radhët e grupeve parlamentare në opozitë, që të marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...