Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Premte, 18.12.2015




Kërkohet nga Qeveria që të njoftojë komisionin lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes së nënshkruar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ndërkaq, nga Komisioni Qeveritar, tërë materiali dhe metodologjia e punës, lidhur me demarkacionin e Kufirit. Kjo ishte kërkesa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, e dalë nga mbledhja e sotme, kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar i komisionit.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij. Lidhur me këtë, komisioni vendosi që disa nga amendamentet të shqyrtohen gjatë mbledhjeve të ardhshme, ndërkaq, miratoi realizimin e Planit të Punës së komisionit për këtë vit.

Është miratuar po ashtu edhe Raporti i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Inspektoratin Bujqësor.

 

 Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...