Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i Konferencës së Parë Vjetore për Partneritet
E Mërkure, 16.12.2015
Pas fjalës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe të shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean- Claude Schlumberger, konferenca vijoi me paraqitjen e Planit të Punës së Kuvendit dhe shoqërisë civile për vitin 2016.
Objektivat e parapara në Planin e Punës së Kuvendit dhe shoqërisë civile për vitin 2016, e që dalin nga Deklarata për Partneritet mes Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile, e miratuar në vitin 2013, i paraqiti, Shqipe Krasniqi, zyrtare e lartë për koordinim të donatorëve dhe marrëdhënie me shoqërinë civile.
Ajo me këtë rast tha se Kuvendi i Kosovës, bazohet në parimin e transparencës, llogaridhënies dhe çashmërisë, parime këto të cilat ngërthejnë qasjen në dokumente publike dhe ndërlidhjen e Kuvendit si institucion.
Duke shkoqitur Planin e veprimit për zbatimin e Deklaratës për Partneritet mes Kuvendit të Kosovës dhe të shoqërisë civile për vitin që vjen, ajo vuri në spikamë se janë të fokusuar në dy grupe punuese, të cilat do të hartojnë planin për zbatimin e marrëveshjes së MSA-së dhe një grup tjetër i cili do të hartojë një strategji për t'iu qasur problemeve në arsimin e lartë.
Në fund të fjalës saj, Krasniqi, vlerësoi se Kuvendi me punën e deritashme ka arritur të institucionalizojë bashkëpunimin me shoqërisë civile, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe u shprehë e bindur se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen.
Në vijim foli edh deputeti, Zenun Pajaziti, i cili u shpreh se bashkëpunimi në mes të Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile, është një ndër shembujt më të mirë në rajon, ndërkaq, falënderoi edhe OSBE-në për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në ndërtimin e këtyre raporteve.
Fjalë miradije për transparencën e Kuvendit tha edhe Visar Rushit, nga Instituti GAP. Ai u angazhua për bashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërkaq, vlerësoi se nga bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile, do të përfitojnë qytetarët e vendit.
Këtë takim e ka përshëndetur edhe sekretarja e përgjithshme e Parlamentit të Letonisë, e cila ka folur për përvojat e vendit të saj rreth bashkëpunimit me shoqërinë civile.