Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi gratë e Krushës së Vogël

E Mërkure, 16.12.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar gratë e Krushës së Vogël, të cilave u printe Shpresa Shehu, kryetare e fshatit Krushë e Vogël.

Shpresa Hoti me bashkëpunëtoret e saj, prezantuan çështjen e të pagjeturve dhe zbardhjen e fatit të tyre, brengë jo vetëm për këtë fshat që përjetoi ndër tragjeditë më të mëdha në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, si dhe çështjet tjera që lidhen me mirëqenien e banorëve të këtij fshati dhe infrastrukturën.

Kryetari Veseli shprehu përkushtimin e tij institucional për çështjen e të pagjeturve, që Krusha e Vogël, por edhe familjet dhe vendbanimet që përjetuan më së shumti nga lufta e fundit, të kenë përkujdesjen e duhur, përkrahjen nga institucionet, jo vetëm në arsim e shëndetësi, por edhe infrastrukturë, ngritjen e mirëqenies dhe punësimin.

Kryetari Veseli u ofroi grave të Krushës përkrahje konkrete në projekte biznesore, të ngjashme me projektet që tanimë janë realizuar në Krushën e Madhe. Hapat e parë konkretë në këtë drejtim, theksoi Veseli, do të fillojnë që në pjesën e parë të vitit që vjen.

 

 Kryetari Veseli takoi gratë e Krushës së Vogël Kryetari Veseli takoi gratë e Krushës së Vogël Kryetari Veseli takoi gratë e Krushës së Vogël Kryetari Veseli takoi gratë e Krushës së Vogël