Lajmet e fundit

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...

E Marte, 15.12.2015




Projektligji për patentëshofer, do të ndikojë në ngritjen e sigurisë në komunikacion, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Habib Hasani, gjatë dëgjimit publik të organizuar sot nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Raif Qela, anëtar i Komisionit.

Përfaqësuesi i MI-së, po ashtu vlerësoi se me miratimin e këtij projektligji do të plotësohen mangësitë e ligjit aktual, ndërkaq, njoftoi se me të është paraparë të shtohen orët praktike dhe ato teorike për kandidatët për patentë shofer. Numri i orëve praktike dhe teorike, vijoi ai, nga 16 sa është tani, do të shtohet në 30 dhe sqaroi se kjo është bërë me qëllim të aftësimit sa më të lartë të drejtuesve të automjeteve në të ardhmen.

Në vijim të takimit, folën përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të autoshkollave.

Ata pasi paraqitën vërejtjet e tyre lidhur me disa nene të projektligjit, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me komisionin, me qëllim të nxjerrjes së një ligji sa më të mirë për rregullimin e kësaj fushe.

 

 

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...