Lajmet e fundit
Të mërkurën, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban dëgjim publik
E Marte, 15.12.2015
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mërkurën, më 16 dhjetor 2015, do të mbajë dëgjim publik për shqyrtimin e Raportit të Performances Financiare dhe Shërbimeve të ofruara në komuna në vitin 2014 dhe raporteve të auditimit të PVF-ve të komunave për vitin 2014.
Dëgjimi publik mbahet në Restaurant "Garden" Prishtinë, duke filluar në orën 09:30.
Në këtë dëgjim publik pritet të marrin pjesë:
-Asociacioni i Komunave,
-Kryetarët e komunave dhe drejtorët e buxhetit,
-Ministri/zv.Ministri i Financave, Drejtori i buxhetit të komunave dhe Drejtori i Thesarit,
-Ministri/zv.Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal,
-Ministri/zv.Ministri, i Ministrisë së Shëndetësisë,
-Ministri/zv.Ministri i Ministrisë së Arsimit,
-Përfaqësues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,
-Përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Dëgjimi është i hapur për media.