Lajmet e fundit
Nesër mbahet Konferenca e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile
E Marte, 15.12.2015
Të mërkurën, më 16 dhjetor 2015, në Hotel "Afa" në Prishtinë, mbahet Konferenca e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile. Në këtë konferencë, Grupi punues Kuvend - Shoqëri Civile do të prezantojë Planin e Veprimit për Zbatimin e Deklaratës për Partneritet për vitin 2016.
Pjesëmarrës dhe panelistë të konferencës do të jenë deputetë të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë.
Konferenca do të zhvillohet në 2 sesione paralele,të cilat do të trajtojnë dy tema kryesore: proceset integruese (MSA) dhe arsimin e lartë në Kosovë.
Agjenda:
09:30 - 10:00 Mirëseardhje dhe fjalime hyrëse
Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë
10:00 - 10:50 SESIONI I
Vështrim i përgjithshëm i situatës aktuale, prezantim i përfaqësuesve të Grupit Punues të Kuvendit dhe shoqërisë civile dhe Planit të punës për vitin 2016
Zenun Pajaziti, deputet
Visar Rushiti, anëtar i grupit punues
11:20 - 11:50 Praktikat e mira
Bashkëpunimi mes Parlamentit të Letonisë dhe shoqërisë civile
Folësja kryesore: Karina Petersone, Sekretare e përgjithshme e Parlamentit të Letonisë
13:30 - 14:30 SESIONI II (sesione paralele)
Grupet e përbashkëta punuese ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile
Grupi 1. Sfidat e implementimit të Ligjit mbi Arsimin e Lartë
Kryesuar nga dy përfaqësues të grupit punues të Kuvendit dhe shoqërisë civile
Besart Hyseni, anëtar i grupit punues
Grupi 2. Procesi i mbikëqyrjes së implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim nga ana komisioneve të Kuvendit të Kosovës
Kryesuar nga dy përfaqësues të grupit punues të Kuvendit dhe shoqërisë civile
Viktor Rexhepi, anëtar i grupit punues
14:50 - 15:30 Prezantimi i rezultateve të punimeve të grupeve punuese
15:30 - 16:00 Përmbyllja e konferencës
Ftoheni t'i përcillni punimet e kësaj konference.