Lajmet e fundit

Në orët e vona, Kuvendi mbajti një mbledhje të dytë

E Hënë, 14.12.2015




Sonte, në orët e vona të natës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka mbajtur një mbledhje të dytë, sipas vendimit të mbledhjes paraprake për shmangie nga rregullorja e punës, lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115.


Deputetët kishin vendosur që shqyrtimi i këtij projektligji të bëhet me procedurë të përshpejtuar, duke krijuar mundësinë për shqyrtimin e tij në të dy leximet brenda ditës së sotme.


Në kohën e pushimit midis dy seancave, projektligji është shqyrtuar nga komisionet përkatëse dhe i është rekomanduar Kuvendit miratimi i tij.


Kështu, me shumicën e votave të deputetëve, Kuvendi ka miratuar për herë të dytë këtë projektligj, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.


Ndërkaq, në mungesë të kuorumit, shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pritet të bëhet të enjten, më 17 dhjetor, pas adresimit të presidentes Atifete Jahjaga në Kuvend.

 Në orët e vona, Kuvendi mbajti një mbledhje të dytë Në orët e vona, Kuvendi mbajti një mbledhje të dytë