Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Hënë, 14.12.2015
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga kryetari Kadri Veseli, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë mbledhje, Kryesia konfirmoi rendin e ditës për seancën e sotme plenare të Kuvendit, të përcaktuar në mbledhjen e datës 8 dhjetor.
Po ashtu, kryeparlamentari Veseli u bëri edhe njëherë thirrje deputetëve të grupeve parlamentare në opozitë që të marrin pjesë në seancë dhe t'i kthehen jetës së rregullt parlamentare, duke respektuar Rregulloren dhe ligjet në fuqi.