Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Premte, 11.12.2015




Në mbledhjen e sotme Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoi Projektligjin për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve, dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-019, për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, para miratimit në parim.


Pas shqyrtimit, të dyja këto projektligje u miratuan në parim, për tu proceduar për më tej.


Gjithashtu anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale zhvilluan një takim me Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të të dënuarit, të burgosurit dhe të përndjekurit politik të Kosovës.


Tema e bisedës u përqendrua kryesisht në njohjen e anëtarëve të Komisionit për punën dhe procedurat e ndarjes së buxhetit për të burgosurit dhe të përndjekurit politik.


Kryetari i Komisionit Qeveritar, z. Ilmi Ramadani, paraqiti një rezyme të gjerë të situatës dhe punës së kryer të këtij komisioni. Numri i madh i anëtarëve që kanë fituar statusin, gati 12000 persona, përbën një punë shumë voluminoze në identifikimin e dokumentave dhe shpesh ka probleme ligjore të plotësimit të dokumentave, e megjithatë është kryer një punë e mirë. "Ne si komision gjatë punës kemi identifikuar shumë probleme dhe ka dalë e domosdoshme krijimi i një komisioni verifikimi i shkallës së dytë", theksoi z. Ramadani.


Deputetë shtruan pyetje të ndryshme dhe morë sqarimet e nevojshme.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale