Lajmet e fundit

Veseli për “Le Monde”: Askush nuk mund ta shkatërrojë shpirtin tonë të tolerancës fetare dhe solidaritetit

E Enjte, 10.12.2015




Gazeta prestigjioze franceze "Le Monde", ka bërë një reportazh për gjendjen në Kosovë, në kontekst të radikalizmit islamik dhe ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.


Gjatë luftës 1998-1999, të udhëhequr nga shqiptarët e Kosovës, për tu ndarë nga Serbia, propaganda serbe e përshkruante UÇK-në si një grup të rrezikshëm islamist, vazhdon përshkrimin "Le Monde".


"Nuk ka qenë kurrë luftë e religjionit", citohet të ketë thënë për "Le Monde", Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.


Më 27 nëntor, dy javë pas atentateve të Parisit, sipas "Le Monde", Kadri Veseli ka vizituar Medresenë e Prishtinës. Mesazhi i tij adresuar 500 nxënësve ishte i dyfishtë. Riafirmimi i ndarjes në mes të Shtetit Islamik dhe fesë në Kosovë, si dhe rikujtimi që "autorët e atentateve janë armiq të Zotit dhe të besimit, grupe kriminele që kërkojnë shkatërrimin e shpirtit tanë, tolerancës fetare dhe solidaritetit", shkruan "Le Monde", duke parafrazuar kryeparlamentarin Veseli.

Veseli për “Le Monde”: Askush nuk mund ta shkatërrojë shpirtin tonë të tolerancës fetare dhe solidaritetitVeseli për “Le Monde”: Askush nuk mund ta shkatërrojë shpirtin tonë të tolerancës fetare dhe solidaritetit