Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Enjte, 10.12.2015




Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare, u mblodh sot për shqyrtimin e tre projektligjeve.


Pas shqyrtimit të tyre dhe vlerësimit se ato nuk bien ndesh me legjislacionin e BE-së, komisioni i procedoi tutje në Kuvend këto projektligje : Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane