Lajmet e fundit
Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Marte, 24.11.2015
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në seancën e sotme të kryesuar nga kryetarja znj. Jasmina Zhivkoviq, diskutoi tri projektligje dhe shqyrtoi Projektligjin për Dizajnin Industrial Nr. 05/L-058 të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; Projektligjin për Treguesit Gjeografik dhe Emrat e Origjinës, Nr. 05 / L-051 të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; dhe Projektligjin për themelimin e Fondit të Kosovës për një Garanci të Kredisë, Nr. 05/L-057, të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik,
Pas një diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit e mbështeten procedimin e mëtejmë për miratim në Kuvend të këtyre tre projektligjeve
Në po këtë sancë, Komisioni miratoi disa rekomandimeve të Raportit të Grupit Punues për monitorimin e zbatimit Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe.