Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Marte, 08.12.2015
Komisioni shqyrtoi raportin me amendamente të Komisionit funksional në
Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, si dhe tri
projektligje të tjera.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe
Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga znj. Selvije Halimi,
nënkryetare e komisionit, shqyrtoi raportet me amendamente të Komisionit
funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016
dhe Projektligjin nr. 05/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-048
për Menaxhimin e Financave publike dhe përgjegjësit, i ndryshuar dhe i plotësuar
me ligjet nr.03/L-221,nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194, të cilat u përkrahen pa vërejtje.
Komisioni vërejte adresoi në Projektligjin nr.05/L-068 për ndryshimin dhe
plotësimin e ligjit nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i
ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L237, përkatësisht në amendamentin 13
dhe lidhur me këtë u rekomandua që anëtarët e KRPP-së të emërohen për një
mandat pesëvjeçar , pa të drejtë riemërimi. Në fund, Komisioni pasi shqyrtoi
raportet e Komisioneve kryesore procedoi për shqyrtim dhe miratim në Kuvend
Projektligjin nr. 05/L-41 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-051 për
parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.