Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Marte, 08.12.2015




Të hënën, më 14 dhjetor, Kuvendi mban mbledhjen plenare të radhës, në të cilën do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për buxhetin për vitin 2016.
Më 17 dhjetor, presidentja Jahjaga do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve

Të hënën, më 14 dhjetor, në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të dytë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016. Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe një sërë projektligjesh të tjera, propozim-vendime e kërkesa.
Më 17 dhjetor, në orën 11:00, ndërkaq, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2015 dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.