Lajmet e fundit
1. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës
E Marte, 08.12.2015
1. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Kuvendi i Kosovës (salla C-301)
Koha: 16:00
Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.
5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,
14. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emrimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
15. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave