Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Hënë, 07.12.2015




Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

U shqyrtuan dy projektligje .
Për mungesë të raportit të Komisionit funksional u shty shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga Jasmina Zhivkoviq, kryetare, ishte paraparë të shqyrtohej raporti i Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa lidhur me Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016. Duke qenë se mungonte raporti i Komisionit për Buxhet dhe Financa , ajo i njoftoi anëtarët se kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për mbledhjen e radhës
Në mbledhjen e sotme, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi amendamentet në Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L- 051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.