Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Hënë, 07.12.2015
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme, përfundoi shqyrtimin e amendamenteve në Projektligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të cilat ishin bërë nga ana e grupit punues të këtij Komisioni, të ndihmuar edhe nga ekspertë të kësaj fushe. Komisioni përkrahu në tërësi amendamentet dhe njëherësh e procedoi këtë Projektligj tutje në Kuvend.