Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 07.12.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga znj. Selvije Halimi, nënkryetare e komisionit, shqyrtoi propozim-amendamentin e propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ka të bëjë me nenin 108 të Kushtetutës, i cili u përkrah dhe u rekomandua të miratohet. Në vazhdim komisioni rekomandoi mosmiratimin e Projektligji nr. 05/L-070 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Tutje, Komisioni vendosi që intervista për kandidatet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, siç përcaktohet me nenin 108 paragrafi 6 pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të mbahet me dt. 11.12.2015.
Në fund, Komisioni vendosi që takimi radhës të mbahet me dt.8.12.2015.