Lajmet e fundit
Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së) shpallë konkurs për rinin on-line për ese
E Premte, 04.12.2015
Më 1 Dhjetor, të vitit 2015, Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së) shpallë një garë (konkurs) rajonale për shkrimin e një eseje nga të rinjtë e rajonit, me temën "Të rinjtë nga Evropa Juglindore për prosperitet të rajonit".
Kjo garë paraqet njërën nga ngjarjet që do ta shënojnë 20 vjetorin e PBEJL-së, proces ky i cili u themelua në vitin 1996 në Sofje, në një takim të ministrave të jashtëm nga rajoni. Fituesit do të shpërblehen në një ceremoni të posaçme gjatë Sesionit Vjetor të AP-së së PBEJL-së, e cila do të mbahet në Sofje, në muajin Qershor, të vitit 2016 në Sofje.
Gara për ese është e hapur për të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç, të cilët vijnë nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të regjistrohen në faqen e internetit të kësaj gare www.competition.rspcsee.org dhe esetë e tyre, duhet t'i ngarkojnë jo më vonë se data 31 mars 2016. Esetë duhet shkruar në gjuhën angleze.
Juria ndërkombëtare do të përbëhet në bazë të emërimeve (nominimeve) të bëra nga parlamentet e AP-së së PBEJL-së. Anëtarët e Jurisë do të zgjidhen në mesin e deputetëve të përfshirë në fushën e aktiviteteve rinore, arsimit dhe kulturës, do të jenë figura publike të profilit të lartë, krijues të opinioneve, profesorë universitarë, gazetarë.
Me përkrahjen aktive të parlamenteve anëtare të AP-së së PBEJL-së, konkursi organizohet nga Parlamenti Bullgar, parlament ky, i cili mbanë kryesinë rotative të zyrës së Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së).
Për çdo informacion që ka të bëjë me këtë garë (konkurs), pjesëmarrësit mund ta kontaktojnë Sekretariatin Rajonal për Bashkëpunim Parlamentar në Evropë Jug-Lindore, në adresën: rspcsee@parliament.bg