Lajmet e fundit

Konkurs për Ese "Të rinjtë nga Evropa Juglindore për prosperitet të rajonit"

E Premte, 04.12.2015




organizuar nga Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore Afatet dhe Kushtet

1. Informata të përgjithshme
Roli kryesor i Parlamenteve të AP-së së PBEJL-së, në organizimin e konkursit, korrespondon me njërin nga funksionet e tyre themelore, që do të thotë të jenë zëri i votuesve të tyre, në procesin e formimit të politikave të mëdha, siç janë bashkëpunimi rajonal dhe Integrimi Evropian, të cilat garantojnë stabilitet, siguri, prosperitet ekonomik dhe zhvillim social të Evropës Juglindore.

2. Tema e esesë
Me temën gjithë përfshirëse të konkursit: - "Të rinjtë nga Evropa Juglindore për Prosperitet të Rajonit", pjesëmarrësit mund t'i shkëmbejnë pikëpamjet dhe mendimet e tyre mbi aspektet e mëposhtme:
- Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore - qelës për zhvillimin politik, ekonomik dhe social të EJL-së
- Prosperiteti ekonomik i rajonit të EJL-së - një garanci për sukses personal dhe zhvillim të të rinjve
- Procesi i aderimit në Bashkimin Evropian - -përfitimet dhe mundësitë për të rinjtë
- Qytetaria aktive dhe liria e shprehjes - zgjedhja e të rinjve nga Evropa Juglindore
- Historia dhe traditat e përbashkëta në rajon - mundësia për partneritet potencial dhe zhvillim
3. Kush ka të drejtë të konkurroj
Konkursi ka për qëllim që t'i bashkoj pikëpamjet e të rinjve për zhvillimin e ardhshëm të rajonit, shikuar përmes prizmit të proceseve të vazhdueshme të integrimit në BE dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të EJL-së. Të rinjtë, e moshës deri në 29 vjeç, e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, kanë të drejtë që të marrin pjesë në këtë konkurs - Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Rumania, Serbia, mali i Zi, Turqia dhe Kosova*. Të gjithë pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në këtë konkurs me një ese.
4. Formulari për pjesëmarrje
Regjistrimi për pjesëmarrje në konkurs duhet të bëhet on line (përmes internetit) duke i përdorur formularët e duhur të dorëzimit, pas regjistrimit në faqen e internetit të konkursit.
5. Kërkesat për formatin e esesë
- Eseja duhet të shkruhet në gjuhën Angleze
- Eseja duhet t'i përmbajë më së shumti 1200 fjalë
- Fonti i shkronjave duhet të jetë Times New Roman, ndërsa madhësia e shkronjave duhet të jetë 12
- Eseja duhet të dërgohet në Word dokument
6. Vlerësimi
Vlerësimi do të bëhet nga një grup i gjyqtarëve, pas datës së mbylljes në maj të vitit 2015. Numri maksimal i pikëve, për ese, do të jetë 50.
7. Kriteret e vlerësimit
- Demonstrimi i njohurive për proceset politike dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore - 0-10 pikë
- Kuptimi i politikave të Bashkimit Evropian dhe zbatimi i tyre në rajon - 0-10 pikë
- Demonstrimi i tolerancës ndaj diversitetit kulturor, historisë dhe traditat e vendeve të Evropës Juglindore - 0-10 pikë
- Argumentimi i fortë dhe pozita aktive civile - 0-10 pikë
- Fillimi i ideve kreative dhe inovative me rëndësi rajonale - 0-10 pikë

8. Juria
Juria përbëhet nga 13 anëtarë në bazë të nominimeve të bëra nga parlamentet e AP-së së PBEJL-së. Ata janë deputetë të përfshirë në fushën e aktiviteteve rinore, arsimit dhe kulturës; janë figura publike të profilit të lartë, udhëheqës, profesorë të universitetit dhe gazetarë. Të gjithë anëtarët e jurisë do t'i analizojnë esetë dhe do ta japin votën e tyre, në mënyrë anonime, on-line nëpërmjet faqes së internetit të konkursit.
9. Orari i konkursit
- Faza e parë - Caktimi i jurisë - nëntor, të viti 2015
- Faza e dytë - Funksionalizimi i faqes së internetit dhe shpallja e konkursit - 1 dhjetor, të vitit 2015
- Faza e tretë- Regjistrimi i pjesëmarrësve në faqen e internetit të konkursit- dhjetor 2015 - fundi i marsit, të vitit 2016
- Faza e katërt - Vlerësimi nga ana e jurisë - prill - maj 2016.
- Faza e pestë - Ndarja e çmimeve në një ceremoni të veçantë, gjatë sesionit vjetor të AP-së së PBEJL-së - qershor 2016
10. Fituesit dhe çmimet
Pjesëmarrësit fituese do të ftohen që të marrin pjesë në një ceremoni për ndarjen e çmimeve, e cila do të mbahet gjatë sesionit vjetor të AP-së së PBEJL-së, në qershor të vitit 2016. Nëse ka më shumë se një kandidat të nominuar për vendin e parë, të dytë ose të tretë , atëherë Juria do të bëjë një votim të dytë.
Juria do të shpallë deri në dy fitues për vendin e parë, të dytë dhe atë të tretë. Të gjithë fituesit do të shpërblehen me një vizitë në Parlamentin Evropian, përfshirë këtu edhe takimet me eurodeputetë dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, të përfshirë në politikat rinore. Fituesit do të marrin pllaka, të AP-së së PBEJL-së, prej ari, argjendi dhe bronzi, si dhe një certifikatë çmimi.
11. Çështjet ligjore dhe etike
AP e PBEJL-së rezervon të drejtën për t'i ndryshuar rregullat dhe çmimet në çdo kohë. Çdo njoftim, mbi ndryshimet e mundshme, do të publikohet në faqen e internetit të konkursit dhe do të zbatohet nga data e publikimit.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të veprojnë në përputhje me ligjet evropiane të autorësisë. Esetë nuk mund të përmbajë deklarata, fakte, informacione apo citate që mund ta fyejnë ose dëmtojnë ndonjë person apo një grup njerëzish.
Esetë nuk mund të përmbajë deklarata, fakte, informacione apo citate që mund të inkurajojnë apo nxisin persekutimin e njerëzve në bazë të racës, mendimit, kombësisë, gjinisë, profesionit apo bindjes tjetër, si dhe këto punime nuk mund ta inkurajojnë krimin apo shkeljen (mos respektimin) e ligjeve.
12. Diskualifikimi i punimeve
AP e PBEJL-së mund të vendosë që ta diskualifikoj, pjesërisht apo tërësisht, një punim (ese) që nuk është dërguar me kohë; apo ta diskualifikoj esenë, e cili shkelë ndonjë nga rregullat e përmendura nën pikën " Çështjet ligjore dhe etike".