Lajmet e fundit
Komisioni për zhvillim ekonomik
E Premte, 04.12.2015
Është përkrahur në parim Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për AKP-në.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Komisioni, ka shtyrë, ndërkaq, shqyrtimin e dy propozim-vendimeve të Qeverisë, lidhur më emërimin e anëtareve të Bordit për ZRRE-në dhe të ARKEP-it.