Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

E Mërkure, 02.12.2015




Komisioni për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim me ministrin Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Temë e këtyre takimeve të ndara me ministrat ishte shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016. Me këtë rast ministrat Bajrami dhe Shala para Komisionit paraqitën ecuritë financiare, strukturën e investimeve,synimet zhvillimore të sektorëve të cilat mbulojnë këto ministri etj. Ministrat në fjalët e tyre bënë edhe propozime e kërkesa të ndryshme në pozicione të buxhetit të planifikuar, sipas Projektligjit për Buxhet të vitit 2016.
Gjatë debatit u morën para sysh këto preokupime, megjithëse, si u tha, ka pak mundësi për përmirësime, duke ditur se Projektligji për buxhet ka kaluar në lexim të parë.
Komisioni pastaj shqyrtoi në parim Projektligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive dhe e procedoi tutje në Kuvend.