Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 02.12.2015
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim e përfaqësuesit e agjencioneve të pavarura, të cilat bien në fushëveprimtarinë e Komisionit, lidhur me kërkesat e tyre buxhetore për vitin vijues. Me këtë rast
përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur për Media,Bordit të RTK-ës dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës folën gjerësisht para Komisionit lidhur me ballafaqimet e këtyre institucioneve në veprimtarinë e tyre dhe problemet financiare që kanë, si dhe kërkesast buxhetore për vitin 2016.
Moto e fjalëve të përfaqësuesve të këtyre agjencive ishin vështirësitë e mëdha financiare me të cilat ballafaqohen. Theksohej se me mjetet e parapara sipas Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016, mezi që mund të mbulohen shpenzimet elementare të veprimtarisë së këtyre agjencive. Në gjendje të rëndë, sidomos sa i përket kushteve më elementare të punës, theksohej se është sidomos objekti ku zhvillon veprimtarinë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Përfaqësuesit këtyre agjencive shtruan edhe kërkesa për sigurimin e mjeteve financiare që do të mundësonin funksionim më të rregullt në punën e tyre.
Gjatë debatit u theksua nevoja e zgjidhjes sa më të shpejtë të problemit të financimit të RTK-ës, duke e përcaktuar me ligj çështjen e burimit të financimit të rregullt të këtij institucioni, i cili tash për tash bëhet nga buxheti i Kosovës.