Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete mirëpret zgjedhjen e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

E Marte, 01.12.2015




Kuvendi i Kosovës me shumicë votash zgjodhi Selvete Gërxhaliun dhe Gresa Cakaj- Nimanin, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Tani në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese nga nëntë anëtarë sa i ka, katër anëtare janë gjyqtare, përbërje e cila reflekton vlera demokratike dhe civilizuese të këtij institucioni.
Grupi i Grave Deputete i uron gjyqtaret Gërxhaliu e Nimani, duke pritur nga ato që me punën e vet të kontribuojnë në avancimin e kushtetutshmërisë, drejtësisë dhe në fushën e të drejtave të gruas në Kosovë.