Lajmet e fundit
Një delegacion i Kuvendit po merr pjesë në konferencën e organizuar nga AP e NATO-s
E Premte, 27.11.2015
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e organizuar nga AP e NATO-s, Nën - Komisioni për Marrëdhënie Ekonomike Transatlantike, kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, Francesco Maria Amorosu, më të cilin u diskutua rreth anëtarësimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë.
Po ashtu Delegacioni është duke zhvilluar takime edhe me personalitete nga skena politike e shtetit italian, BE-së, si dhe shteteve anëtare të NATO-s.