Lajmet e fundit

Nesër në Kuvend mbahet ceremonia e lansimit të fushatës për ndërgjegjësimin e dhunës ndaj grave

E Marte, 24.11.2015




Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të mërkurën, më 25 nëntor 2015, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), bëjnë hapjen e Fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, me rastin e 25 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli do të mbajë një fjalë rasti.

Po ashtu, fjalë do të mbajnë edhe Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Blerta Deliu - Kodra, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

Ora: 13:00

Vendi: Kuvendi i Kosovës, salla alternative e seancave plenare, kati IV


Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet.

 

 Nesër në Kuvend mbahet ceremonia e lansimit të fushatës për ndërgjegjësimin e dhunës ndaj grave