Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme

E Premte, 20.11.2015




Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, nën kryesimin e nënkryetarit z. Fadil Demaku ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku teme kryesore ishte shqyrtimi i Projektbuxhetit lidhur me Institucionet e Sigurisë për vitin 2016. Në këtë mbledhje kanë prezantuar përfaqësuesit nga Ministria e FSK-se, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Këta përfaqësues kanë paraqitur në mënyrë të detajuar të dhënat për planifikimin buxhetor të institucioneve të tyre, kërkesa shtesë dhe kane kërkuar që komisioni parlamentar funksional t'i mbështesë këto kërkesa. Në fund të diskutimit, kryesuesi i mbledhjes, z. Demaku, ka theksuar se komisioni funksional do të shohë mundësinë dhe do t'i rekomandojë Komisionit për Buxhet dhe Financa që këto kërkesa të shqyrtohen.

Nga mbledhja e Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme